Vasili: Opozita në protestë edhe për Kosovën, po penalizohet prej Shqipërisë së Ramës

Pas Shqipërisë, opozita e bashkuar do të dalë në protestë kundër Edi Ramës, edhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës. Deklarata e presidentit francez, Macron në Samitin e Berlinit se nuk aprovon liberalizimin e vizave me Kosovën, për shkak të eksperiencës së "keqe" me Shqipërinë, ka sjellë reagime të shumta nga partitë opozitare. Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka konsideruar  këtë lajm si lajmin më të keq që vjen nga Samiti i Berlinit.

"Qytetarët mësuan se Shqipëria është një nga problemet kryesore sepse Kosova, vëllezërit tanë në Kosovë nuk mund të ecin përpara në procesin e liberalizmit, jo për shkak të tyre,por për shkak të Shqipërisë, e cila duke u bërë një precedent I rrezikshëm pengon dhe ata në rrugën e integrimit. Ndaj protestat tona, janë protesta për të ecur përpara në Integrimin Europian të Shqipërisë, janë protesta edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët nuk mund dhe nuk është e ndershëm të dënohen, penalizohen, izolohen sepse qeveria e kapur dhe e korruptuar në Tiranë ua pengon edhe atyre ëndrrën europiane. Faleminderit", tha Vasili.

Vasili ka bërë fajtor kryeministrin Rama, sipas së cilit, ndryshe nga sa thotë, ka për qëllim bllokimin e Integrimit Europian.

"Integrimi europian është prioritet madhor, nuk është pronë e qeverive sikurse do ta trajtojë Edi Rama dhe Rilindja e tij. (...)Pasi qeveria shqiptare, kthimi në prioritet madhor, mobilizimin e të gjithë energjive më pozitive, për pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë, opozitë, mazhoranca, shoqëri civile, njerëz të dijes, njerëz të shkencës, njerëz me ide.  E ka zëvendësuar këtë gjë me disa lobime të errëta dhe të dyshimta me personalitete të huaja, me darka e dreka restorantesh, me negocime të paprincipta dhe me pritmëninë e jashtëzakonshme, se dikush nga diku do na bëjë një dhuratë sepse ne e njohim e kemi mik, e kemi shok dhe hamë e pimë", tha Vasili.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës