Vasili: Prokuroria të ngrejë padi ndaj Ramës, gënjeu për borxhin publik të vendit

Në një konferencë për shtyp kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar ngritjen e një padie në Prokurori ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Sipas Vasilit, Rama ka gënjyer me shifra për borxhin publik të vendit, me shifra që sipas tij janë të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria.

Sot, pikërisht sot, Prokuroria shqiptare duhej të kishte filluar një çështje të katërt, shumë të madhe për kryeministrin, qeverinë e tij dhe të gjithë njerëzit përgjegjës, të cilët kanë mashtruar dhe me borxhin publik, të cilin organi shtetëror kushtetues, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka denoncuar që vërtetë që nuk është 69.9 siç thotë qeveria, por 72%. Bëhet fjalë për shifra të frikshme të një vendi shumë të varfër.

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI

Më tej, i pyetur nga të pranishmit në sallë, se cili ishte mendimi i tij për kthimin e ligjit për Teatrin nga presidenti, Vasili tha se ky ishte një mesazh shprese ndaj trashëgimisë së vendit. 

Është një ngjarje e mirë shumë. Është rreze shprese që Kushtetuta ka një institucion që i respekton. Ka mbrojtur një pronë publike dhe i ka dhënë një mesazh të madh mbështetje trashëgimisë dhe kulturës. Është mesazh shprese.

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI

Ndërsa sa i përket paketës anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Rama, Vasili u shpreh se ajo është një përzjerje shumë e veçantë mes maskarallëkut dhe idiotsisë.

Deklarata e plotë:

Jemi së bashku në këtë komunikim për të vënë në dukje qartazi për të gjithë qytetarët shqiptarë, se cila është drejtësia për ta dhe cila është drejtësia për Kryeministrin e Shqipërisë. Sot qytetarët duhet të jenë me mendjen top dhe duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë që drejtësi për ta, nuk ka më. Ka vetëm një drejtësi që mban, përkëdhel dhe mbron Kryeministrin e Shqipërisë. Shumë qytetarë ndodhen sot prapa hekurave të burgjeve për shkak të një drejtësie të padrejtë të kapur, të cilën tashmë e telekomandojnë kriminelët dhe krye trafikantët.

Kryetari i Partisë Demokratike duhet të thërritet para drejtësisë , me vrap, me ankth, me nxitim të jashtëzakonshëm, në mënyrë të paduruar, pasi është paditur nga një frymëzues mbështetës i trafikantëve, ashtu sikurse kolegët e Partisë Demokratike vunë në dukje pak më parë, njësh si një trup i vetëm me trafikantë të njohur, ndërsa Kryeministri i Shqipërisë gëzon të gjitha privilegjet e një njeriu të pa atakueshëm.

Jam këtu që t’i kujtoj edhe njëherë tjetër shqiptarëve tre gjëra të rëndësishme. Kryeministri i Shqipërisë është paditur tre herë. Këto sigurisht nuk janë shpifje, por këto janë realitete të hidhura dhe të rënda. Së pari, kryeministri i Shqipërisë është paditur sepse i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit  të hedhë uniformat dhe të bëjë vota. Prokuroria e turpshme e Shqipërisë e ka mbyllur këtë çështje me shkakun se Kryeministri i vendit paska kërkuar falje në Facebook. Pra i gjithë populli shqiptar ka kuptuar standardin që Kryeministri mund të shfajësohet me Facebook, kurse të tjerët shkojnë në burg.

Së dyti, kryeministri i Shqipërisë është i paditur dhe padija qëndron atje, fle ose më mirë të themi mbrohet në bunkerin e Arta Markut, pasi ai pretendoi se paska bërë verifikimin, çertifikimin  dhe ekspertizën e audio përgjimit, ku implikohej vëllai i Ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që Arta Marku vetë nuk e bëri dot për 4 muaj. Dhe sot e kësaj ditë nuk e ka. Por ky kryeministër nuk thirret të pyetet. Ka shpërdoruar detyrën. Ka bërë hetime paralele. Ka mashtruar opinionin publik duke shpifur 1000 të paqena për një ekspertizë që se ka bërë dhe që nuk ekziston, që është i lidhur me një çështje shumë të madhe që  është në hetim. Por ky nuk pyetet. Kryetari i Partisë Demokratike thërritet të pyetet për një padi të një deputeti ordiner të lidhur kokë e këmbë me trafikantët, kryeministri i Shqipërisë, qytetarë fiksojeni në kokën tuaj, nuk thërritet të pyetet. Asnjëherë! Është i paditur.

Së treti është i paditur sërish kryeministri, pasi ka quajtur njerëz që kanë denoncuar të vërteta, sikurse ishte oficeri Emiljano Nuhu, dhe e ka quajtur horr që nuk do t’i ndahet për jetë a vdekje, ky kryeministër i cili bën prokurorin, bën hetuesin, bën gjithçka i është kanosur publikisht, e ka kërcënuar publikisht, pasi e kanë kërcënuar edhe kriminelët këtë oficerin dhe pasi këta nuk e kanë marrë në mbrojtje.

Megjithatë çështja është shumë e thjeshtë qytetarë, ky është i paditur, është padia numër tre. Nuk pyetet ky, nuk thërritet. Kryetari i Partisë Demokratike thërritet me vrap, sepse e ka paditur një deputet mashtrues, një i mbytur deri në grykë me një komprometim të jashtëzakonshëm publik.

Pra përfundimisht, qytetarët duhet ta kuptojnë shumë qartë, ka një drejtësi që i godet për vdekje, i sakaton, i dërrmon dhe një drejtësi, një Prokurori që është e kapur për gryke nga krimi, e kam quajtur dhe po e quaj publikisht edhe njëherë tjetër, zorrën qorre të kryeministrit të Shqipërisë, e cila nuk vepron ndaj tij.

Këto arsye janë arsyet e mëdha për të cilat Europa nuk na lejon që të ecim përpara në integrimin evropian, pasi kjo shkallë kriminalizimi e Prokurorisë, kriminalizimi i qeverisjes, kriminalizimi i jetës së vendit, trafikantët që janë të qetë e mbrohen, përdhunuesit që janë të qetë e mbrohen, sepse përdhunuesi mbrohet, ndërsa ai denoncuesi përpiqet që të arrestohet, të persekutohet. Denoncuesit e djeshëm të ish-ministrit të Brendshëm qëndrojnë në mërgim,sepse nuk mund të rrijnë në një vend që mezi pret që t’i hajë të gjallë kryeministri, sepse janë denoncuesit e së vërtetës. Janë pikërisht këto standarde që e mbajnë larg Shqipërinë nga integrimi evropian, larg një perspektive shumë më të mirë, larg kontrollit dhe syrit akoma më të fortë të europianëve për të mbajtur një qeveri të kriminalizuar në këmbë, e cila kapjen dhe mashtrimin e ka bërë çështje të madhe.

Sot, pikërisht sot, Prokuroria shqiptare duhej të kishte filluar një çështje të katërt, shumë të madhe për kryeministrin, qeverinë e tij dhe të gjithë njerëzit përgjegjës, të cilët kanë mashtruar dhe me borxhin publik, të cilin organi shtetëror kushtetues, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka denoncuar që vërtetë që nuk është 69.9 siç thotë qeveria, por 72%.

Bëhet fjalë për shifra të frikshme të një vendi shumë të varfër. Që nga sot në mëngjes duhet të kishte filluar kryesisht çështjen Prokuroria, Prokuroria që siç thash edhe njëherë tjetër, që të fiksohet në mendjen e qytetarëve, zorra qorre e kryeministrit, duhet të fillonte hetimet dhe i pari që të thërritej duhet të ishte kryeministri. Ka gënjyer publikisht me shifra për borxhin publik të vendit dhe këtë denoncim nuk po e bën opozita. Po rimerr atë që zyrtarisht organi kushtetues Kontrolli i Lartë i shtetit ka shkruar e zeza në të bardhë,  ky shtet maskarenjsh me një drejtësi të poshtër kundër qytetarëve dhe një drejtësi mbrojtëse bunkerizuese për kryeministrin dhe gjithë aradhën e horrave të tij, të cilët janë lidhur njësh me krimin dhe korrupsionin, ky është shteti, kjo është Prokuroria, ky është antishteti, antiligji për të cilin jemi thirrur të gjithë së bashku ta mbrojmë, në mënyrë që Shqipëria të mos rrëshqasë në atë humnerë të rrezikshme nga do e kishte të vështirë të dilte sërish.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/10/2018 22:54

    Ik or Faik bajgë!

    Përgjigju
  • Tata: 13/10/2018 16:59

    LIMON I SHTRYDHUR NGA SHUM DUAR TANI SDI GJE MO PO H A M .H A M . H A M SI QENI RRAHUR SE DERI DJ2 ISHTE PA GOJE TANI NGA NJE VIT BEN H A M. H A M .SE NUK I KAN DHON NONJE KOCKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase