Vasili: Rama i nxiu faqen Shqipërisë me 30 Qershorin, jemi të gjithë në këmbë

Vasili: Rama i nxiu faqen Shqipërisë me 30 Qershorin, jemi të gjithë në këmbë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili vijon që të lëshojë akuza kundër kryeministrit Rama për procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Ai thotë se Rama me zgjedhjet që i cilëson si maskaradë, i ka nxirë faqen Shqipërisë thuajse në mënyrë të pakthyeshme duke mbajtur peng fatet e shqiptarëve vetëm e vetëm për hallin personal të tij dhe të familjes së tij.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Kemi marrë një premtim solemn përpara jush që në mënyrë të palodhur të zbërthejmë dhe të bëjmë shumë të qartë jo thjeshtë maskaradën, por gjithçka që ka ndodhur me votimin nacional-socialist të 30 qershorit. Duhet të dini që mijëra vota në të tërë Shqipërinë, janë thjesht produkt i mbushjes së paligjshme dhe kriminale të kutive të votimit dhe jo të vullnetit të shqiptarëve. Megjithëse kanë administruar vetë, kanë numëruar vetë, kanë nxjerrë rezultate vetë, pra gjithçka ka qenë në duart e tyre, nuk kanë mundur dot të fshehin krimin elektoral që është evident dhe shumë i qartë. Megjithatë shifrat flasin vetë.

Në Bashkinë e Durrësit nga numërimi i votave po nga këta individë dhe nga rezultati i bërë publik po nga këta individë, në raport me votuesit të raportuar që kanë votuar, në kutitë e votimit gjenden mijëra vota më shumë. Praktikisht nga 35.062 votues në Bashkinë e Durrësit, rezultojnë që vota në kuti janë 37.552. Pra 2500 vota më shumë, të cilat janë hedhur nga duart e zeza në kutitë e votimit për të realizuar planin nacional-socialist të votimeve, ku ka rëndësi vetëm për të shkuar e për të votuar, se votat i shtojmë, i numërojmë dhe i bëjmë si të duam.

E njëjta gjë ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës, ku edhe në këtë bashki, raportuar votues kanë qenë sipas KQZ socialiste 15.913 votues dhe ende pa mbaruar mbi 20 e ca kuti votimi ishin mbi 1000 votues, fletë votimi në kuti. Pra operacioni i hedhjes së fletëve të votimit në orët  e errëta të momentit të mbylljes së votimit ishte një operacion kriminal i strukturuar, i organizuar nga vetë këta që kishin qendrat e votimit të cilët në bazë të regjisë siç e keni parë që nuk ka kursyer as qendrën e Tiranës, të mbylleshin me drita të fikura dhe mbas dy orësh të dilnin me produktin të cilin e kishin plotësuar dhe në nuk ishin vullneti i popullit.

Së treti keni një foto shumë evidente, e keni parë më parë por është koha sërish ta sjellim në vëmendjen tuaj, ku shikoni sesi kamera nga sipër vëzhgon të gjithë votuesit poshtë, për të marrë vësh me siguri që ata që kanë çuar me pahir në zgjedhe a kanë votuar sërish apo jo. Pra shqiptarët nuk kishin fshehtësi vote, ishin krejtësisht të ekspozuar dhe të vëzhguar nga syri i kriminelëve të qeverisë.

Gjithashtu një fenomen sigurisht i turpshëm, kriminal, ka qenë dhe vazhdon të mbetet çuarja me zor dhe me shantazh i njerëzve, në mënyrë të veçantë i atyre që janë pjesë e administratës shtetërore , por dhe rrethi i tyre familjar dhe këtë e vërtetojnë mijëra vota në të gjithë republikën ku spikat dhe ndrisin mbi 11 mijë vota sa një bashki e tërë, vetëm në Tiranë, ku mijëra prej tyre tashmë janë bërë edhe publike seç shënime kanë pasur, deri në shënimin që “Më detyruan”. Pra ky operacion kriminal, i drejtuar në të gjitha drejtimet përfundimisht ka një fajtor, që është 100 % Edi Rama dhe qeveria e tij. Ka një shkaktar, që është 100 % Edi Rama dhe qeveria e tij.

Dhe një përgjegjës para ligjit, që është Edi Rama dhe qeveria e tij, të cilët morën përsipër që të administronin vetë procesin nga e para deri te e fundit dhe për të cilën shkelën edhe ligjin, ku refuzuan që komisionerët e opozitës të ishin pjesë e procesit. U refuzuan sepse duhet që të mbushnin kutitë e votimit, siç rezulton edhe nga shkresat e tyre përveç informacioneve të tjera të shumta dhe të jashtëzakonshme, që vijnë nga mijëra njerëz që kanë vëzhguar procesin, apo që kanë marrë pjesë në proces duke e demaskuar atë.

Sot është e qartë që tymi kësaj maskarade i ka dalë anë e mbanë, por megjithatë ne nuk do rreshtim së diskredituari për të kuptuar njëherë e mirë që në krye të vendit, pra në krye të qeverisë, si përfaqësues i një grushti njerëzish, pra i një pakice të papërfillshme në raport me refuzimin e jashtëzakonshëm popullor, është vetëm një njeri, i cili ka futur vendin në një krizë shumë të thellë. I cili i ka nxirë faqen Shqipërisë thuajse në mënyrë të pakthyeshme, i cili ka marrë peng fatet e shqiptarëve vetëm e vetëm për hallin personal të tij dhe të familjes së tij.

Këto mijëra vota, dhjetëra mijëra vota në të gjithë Shqipërinë dhe ky refuzim i jashtëzakonshëm si akti më i lartë qytetar njëherazi dhe politik është prova e një pushteti që ka marrë fund, të një kryeministri që ka marrë fund dhe një provë që Shqiptarët nuk do sakrifikojnë veten e tyre për një të vdekur që ecën, i cili thjesht dhe vetëm po shtyn funeralin e tij politik i cili është i pashmangshëm. Fati i mbi 85% të Shqiptarëve kurrë nuk do të sakrifikohet për asnjë arsye, për fatin personal të Edi Ramës dhe të familjes së tij.

Ne do të jemi këtu të pakthyeshëm në denoncimin deri në fund por edhe të një aksioni politik të pashembullt të gjerë, të një qëndrese e cila do të jetë po kaq e rreptë, po kaq e fortë, po kaq europiane, po kaq kuptimplote, për të dhënë të kuptuar që Shqipëria kurrë nuk kthehet mbrapa më në monizmin dhe në greminën e monizmit ku desh ti hidhte Edi Rama kur edhe populli i tha jo. Dhe as në greminën e krimit të organizuar i cili e ka rrëmbyer për fyti shtetin dhe pushtetin e Edi Ramës por nuk mund të rrëmbejë për fyti popullin Shqiptar. Jemi të gjithë këtu, jemi të gjithë në këmbë. Faleminderit të gjithëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 02/07/2019 18:46

    Kerme e kerme mbylle bucen o kokpalare,hajdut pulash.

    Përgjigju
  • PESHKU REXHEP LEKA [ KEPI ]: 02/07/2019 17:56

    O petrit kak muzi akoma vazhdon ti e kakarrit o hipolit. Po ti o nipi pixg manush qelbësir myftiut jeni familje kriminelësh e hajdutësh. Ti i more sh9kut gruan e e mban kaq vite në krevat e more gsti nga shoku ta bëri shoku i pari kanalin e petrit miu haleve.

    Përgjigju
  • Agim Cupja: 02/07/2019 17:54

    Blej nje karrige i Tito! Mos rri ne kembe biro se te bien syzet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë