Vasili sulmon Gramoz Ruçin: Po shkatërron Parlamentin, degradim si kurrë më parë

Vasili sulmon Gramoz Ruçin: Po shkatërron Parlamentin, degradim si kurrë më parë

Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në një status në ‘Facebook’, Vasili shkruan se Ruçi ligjëron shkatërrimin e Parlamentit, duke e degraduar institucionin si kurrë më parë.

Sipas tij, kryetari i Kuvendit me dashje të plotë ka ligjëruar dhunimin flagrant të rregullores, ndërsa lufton çdo të enjte për sekondat e opozitës dhe për përjashtimin e saj fizik.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Ruçi ligjeron shkaterrimin e parlamentit dhe vehten si dispecer minutash e qehaja denimesh te deputeteve. Drejtimi i parlamentit ka degraduar si kurre me pare.Kryetari i tij me dashje te plote ka ligjeruar dhunimin flagrant te rregullores nderkohe,qe cdo te enjten po ky kryetar lufton heroikisht per sekondat e opozites kur ajo flet dhe per perjashtimin e saj edhe fizik ne emer te kesaj rregulloreje.

Te vijme te faktet.

1.Pak dite me pare eshte depozituar ligji per ndryshime ne ligjin "Per masa ndaj dhunes ne maredheniet familjare".Ky ligj eshte totalisht objekt i punes se komisionit te ceshtjeve sociale dhe shendetesise.Vete ky ligj eshte shqyrtuar edhe ne 2006 nga ky komision si pergjegjes.Aktualisht kjo pergjegjesi i hiqet komisionit te shendetesise dhe i kalon komisionit te ligjeve sepse ky komision kamikaxe tashme shqyrton cdo gje.Behet akoma me qesharak kryetari i kuvendit kur ben sikur harron,qe edhe nenkomisioni parlamentar per dhunen ne familje dhe barazine gjinore eshte prane komisionit te ceshtjeve sociale.

2.Persa i takon ligjit te strehimit social ku seanca plenare vendosi te shqyrtoheshin ne komisionin e ceshtjeve sociale amendamentet e opozites, serish ky vendim detyrues i seances u refuzua nga maxhoranca duke dhunuar haptas rregulloren dhe kryetari nuk kevizi as gishtin.

3.Po e njejta gje ndodhi me mbledhjen e paligjshme vetem me anetare te maxhorances per miratimin e ligjit te Strehimit Social. Per te gjitha keto ky kryetar eshte njoftuar me shkrim, qe rregullorja po dhunohej ne syte e tij.

Pse ndodh e gjithe kjo? Arsyeja e vetme eshte se komisioni i ceshtjeve sociale drejtohet nga opozita dhe kryetari i parlamentit ka zgjedhur anashkalimin dhe kalimin e ceshtjeve tek komisioni famekeq i ligjeve si nje komision, qe piraton ne jeten parlamentare projektligje gjithfaresh ne emer te rilindjes duke shkaterruar parlamentin.

Kryetari Ruçi po merr persiper te zhbeje pozicionin e tij veyem e vetem qe te kenaqe sa me shume kryeministrin e tij,qe ka synim te ktheje parlamentin ne nje drejtori te kryeministrise dhe Ruçin ne drejtor te tij. Deri tani Kryeministri ja ka dale. Ai e shnderruar kryetarin Ruçi thjesht ne nje dispecer minutash dhe nje qehaja denimesh te deputeteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 11/06/2018 20:16

    Ky ia kaloi saliut për të lehur tamam qen për roje stani.ky i ha delet the thërret që i hëngri çobani.t*ap t*ap po ça gjëra i kap.

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 10/06/2018 18:38

    Lehaqeni Vasil.

    Përgjigju
  • Qoqja: 10/06/2018 14:45

    O Vasil per nje vit u bere PAL VATA i shekullit .per 8 vjet sta digjum zonin fare tani per nje vitje bo koqe fare sdi cfar fol i beni vete rremujat ne parlament dhe ja faturoni te tjerve sepse ashtu thote KRYEMADHI .

    Përgjigju
  • agim: 10/06/2018 13:42

    O idjot Vasili !! Parlamentin po e shkatrroni ju qe nuk keni ide,nuk kni alternative zhvillimi,ju keni vetem rromuje,miell,brek e kepuce. Ruci po perpiqet te vej rregull pasi e kishte kethyer kryetari juaj Meta ne nje mejhanee.

    Përgjigju
  • Artur: 10/06/2018 13:37

    Nuk e kuptoj kur u be kaq i squte ky delli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive