TIRANË - Emërohet drejtoresha e re e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Ajo është Vasilika Vjeron, që ka zëvendësuar në detyrë, Tomi Kolën i cili ka mbajtur këtë post prej disa vitesh. Kola ka dhënë dorëheqjen gjatë ditës së sotme, ndërkohë që, është bërë edhe emërimi i drejtoreshës së re.
Vasilika Vjero, është eksperte fiskale. Ajo ka mbajtur detyrë në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga Edi Rama. Vjero ka qenë drejtore e Taksave në Bashkinë e Tiranës deri në vitin kur erdhi në detyrë Lulzim Basha.
Vasilika Vjero dha dorëheqjen nga detyra që mbante në Bashkinë e Tiranës, bashkë me disa drejtorë të tjerë të këtij institucioni, të cilët u larguan para se Basha të merrte detyrën.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com