Vaso Tole: Monumentet me qira?
Të mos dëmtohen objektet

Vaso Tole: Monumentet me qira?<br />Të mos dëmtohen objektet
Nuk duhet cënuar vlera e monumenteve, nga çfarëdo ndërhyrje, qoftë për qëllime restaurimi apo rijetëzimi të objekteve. Kështu parashikon Ligji për Trashëgiminë,, i cili duket se bie në kundërshtim me nismat për ndërhyrje madhore në kalatë e Shqipërisë, ku parashikohet të ngrihen restorante bare e motele. Por a duhen përfshirë të gjithë kategoritë e monumenteve në këtë nismë. Sipas Vasil Toles, një prej hartuesve të Ligjit të Trashëgimisë, nuk është e njëjta gjë si të ndërhyhet në një kala, si të ndërhyhet në një shtëpi monument kulture.

Nisma e deklaruar për mediat nga Apollon Baçe për dhënien me konçension të rreth 40 monumenteve në Shqipëri, çfarë pasojash sjell?
Më së pari më duhet të shpjegoj se kur flitet për Trashëgiminë Kulturore të Shqipërisë, nuk bëjmë fjalë për gjëra te zakonshme. Për vlerat e saj materiale dhe shpirtërore, kjo trashëgimi prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë vendas dhe të huaj dhe se për të ka një sensibilitet të lartë në opinionin publik për të ardhmen e saj. Mendoj se rëndësia e trashëgimisë sonë kulturore është e tillë sa përligj edhe thënien e Z. Jean Monet, një nga etërit e krijimit të Bashkimit Europian kur tha se: " Nëse do të filloja gjithçka nga fillimi, do ta filloja nga kultura". Pra trajtimi me seriozitet i çështjeve të trashëgimisë kulturore është një kryepunë, gjë që kërkon vëmendjen dhe seriozitetin e duhur të trajtimit të saj në të gjitha instancat dhe nivelet, pa përjashtuar askënd, për më tepër kur bëhet fjalë për nismë për grup monumentesh!

A është e bazuar në ndonjë ligj kjo nismë?
Njohuritë e mia për këtë nismë janë të krijuara prej çka është folur dhe shkruar në media, por dëshiroj të theksoj se ligji ynë organik i trashëgimisë, një ligj bashkëkohor me kuptimin e plotë të fjalës, parashikon në nenin 39, pika 1 se: "Monumentet e Kulturës mund të rijetëzohen për qëllimin e administrative dhe social-kulturore, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit". Kjo gjë bëhet pasi është çmuar nga ligjvënësi që edhe trashëgimia jonë kulturore të japë ndihmesën e saj përmes nxitjes së turizmit kulturor në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit. Ky është qëndrimi i drejtë për mendimin tim që ligji mban mbi çështje. Pra, ruajtje dhe promovim vlerash!

Si e parashikon Ligji për Trashëgiminë Kulturore dhënien me qira të objekteve Monument Kulturë?
Në ligjin organik dt. 07.04.2003, "Për Trashëgimine Kulturore", neni 29 thuhet shprehimisht se: "Monumentet e kulturës të kategorisë I dhe II në qendrat historike, qytetet-muze dhe ansamblet-muze mund të shfrytëzohen edhe për funksione të tjera, që nuk cenojnë në asnjë mënyrë vlerat e tyre. Aty mund të vendosen institucione shtetërore ose private, si muze, biblioteka, atelie monumentesh, fototeka, galeri artesh dhe ekspozita të ndryshme".
Më tej në nenin 39, ligji parasheh se rijetëzimi i një monumenti duhet të bëhet me kushte dhe kritere të caktuara nga ana e IMK-së. Pra ky institucion, ka një përgjegjësi shumë të madhe si në përcaktimin e monumenteve që do të rijetëzohen, e po ashtu edhe në hartimin e kushteve dhe të kritereve paraprake që në përputhje me ligjin duhen zbatuar për rijetëzim. Ligji thotë shprehimisht se në çdo rast, shfrytëzimi i monumenteve të kulturës bëhet vetëm pasi të jetë marrë miratimi i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve për lidhjen e kontratës së shfrytëzimit ndërmjet palëve. Kontrata e shfrytëzimit lidhet ndërmjet ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe përdoruesit të monumenteve. Duke qene se monumenti dhe vlerat e tij kanë gjithmonë rëndësi absolute, ligji parasheh se në rast se përdoruesi shkel kushtet dhe kriteret e kontratës, atëherë drejtoria rajonale e kulturës kombëtare i propozon ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme. Me qarte se kaq nuk mund thuhet në lidhje me rijetëzimin e këtyre monumenteve.

Çfarë ndryshimi përbën një shtëpi monument kulture nga një Kala, për sa i takon dhënies me konçension?
Kalatë, për shkak të vlerave dhe të rëndësisë së tyre për identitetin tonë kulturor janë pasuri kulturore kombëtare shumë të çmuara, në pronësi dhe në administrim të drejtpërdrejtë të shtetit, kurse shtëpitë janë kryesisht prona private me rëndësi kulturore, sigurisht. Kalatë si numër janë me dhjetëra kurse shtëpitë janë me mijëra.

Projekti i kalasë së Lezhës dhe asaj të Ndroqit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe së shpejti mund të nsië zbatimi i projektit. A është shkelur ligji në këto dy raste? Çfarë dëmesh sjellin ndërtimet në këto dy kala?
KKR-ja është organi ligjor për të marrë vendimet e duhura për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve. Mesa më kujtohet, në rastin e kalave, ligji në nenin 29, pika, 1 dhe 2, parasheh që si objekte në grup, në to lejohen të kryhen vetëm punime të rrjetit inxhinerik nëntokësor dhe rikonstruksionit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024