Zjarr në Pishkash të Prrenjasit, flakët drejt një tjetër fshati! Vatër edhe në Peqin, e pamundur ndërhyrja nga toka

Pyjet dhe kullotat nuk kanë shpëtim nga zjarret. Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pishkash të Prrenjasit, ndërsa flakët i janë drejtuar edhe një tjetër fshati, atij Karkavec.

Zjarrfikësja ka shkuar pranë vatrës për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Për fikjen e zjarrit po punohet edhe nga banorët.

Këtë mbrëmje një tjetër vatër zjarri e përmasave të mëdha është konstatuar edhe në Peqin, midis zonës malore të njësisë administrative Sheze dhe Bashkisë Belsh. Ndërhyrja nga toka duket e pamundur. 

Prej ditësh vendi jonë është në "luftë" me flakët, ndërsa së fundmi situata është vënë disi nën kontroll. Më problematike kanë qenë vatrat në Kukës dhe Vlorë. Zjarret kanë sjellë impakte katastrofike për faunën e zonave pyjore dhe do të duan dekada për t’u rikuperuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Zjarr në Peqin, e pamundur ndërhyrja nga toka

Një zjarr është konstatuar në Peqin midis zonës malore të njësisë administrative Sheze dhe Bashkisë Belsh. Ndërhyrja nga toka duket e pamundur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar