Vatikan, arrestohet një prelat për shpërndarje të informacioneve sekrete

/ATSH-AFP/ - Prelati spanjoll, Angel Vallejo Balda u arrestua sot për shpërndarje të informacioneve sekrete, në kuadër të një hetimi të Vatikanit të nisur disa muaj më parë, njoftoi Vatikani në një komunikatë.
Vallejo Balda, anëtar i "Opus Dei" dhe sekretar i ish-Komisionit për Organizimin e Strukturave Ekonomike dhe Administrative të Selisë së Shenjtë (COSEA), u thirr nga xhandarmëria e Vatikanit gjatë fundjavës në të njëjtën kohë me Francesca Chaouqui, gjithashtu anëtare e COSEA-s.
Chaouqui u lirua menjëherë për shkak të bashkëpunimit me hetuesit.
Sipas shtypit italian, një grabitje e të dhënave u krye në komjuterin e inspektorit të përgjithshëm të financave të Vatikanit, italianit Libero Milone, në zyrën e tij që ndodhet jo shumë larg sheshit Shën Pjetër.
Libero Milone, emëruar nga papa Françesku më 5 qershor për reformën e financave, është ngarkuar për auditin e llogarive të të gjithë administratës së shtetit të vogël.
Dy informacione të publikuara së fundmi që premtojnë zbulime të çështjeve financiare të Selisë së Shenjtë, mbajnë firmën e gazetarëve Emiliano Fittipaldi i "Espresso"-s dhe Gianluigi Nuzzi i "Mediaset".
Ky zbulim të dhënash bëri jehonë pas rrjedhjes së dokumenteve, të quajtura "Vatileaks", që shënuan fundit e papatit të Benediktit XVI në vitin 2012.
Këto rrjedhje informacioni ishin mbledhur dhe publikuar nga gazetari Gianluigi Nuzzi

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk