”Të paktën një milion persona vetëvriten si rezultat i këtij depresioni”, u tha në konferencën me temë “Depression, State of the Art 2016″, që u organizua në Vatikan.
Depresioni ka forma të ndryshme, që nga ai sezonal deri te ai reaktiv, që nga melankolia deri te forma e re e quajtur ”depresioni modern”, i vërejtur te të rinjtë japonezë gjatë viteve 2000, por ende i panjohur zyrtarisht nga komuniteti shkencor.
Mjekët psikiatër, të pranishëm në konferencë, nënvizuan se dy të tretat e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se duhet të kurohen, çka do të thotë se ata shndërrohen në të sëmurë depresivë kronikë. /ATSH/