VATIKAN –Papa Françesku zhvilloi sot në Vatikan, meshën e parë të tij të Pashkës. Në sheshin "Shën Pjetër", mijëra besimtarë ndoqën direkt, meshën historike të Papa Françeskut, i cili në fjalën e tij tha u lut mbi të gjitha për paqe në zonat e luftës. Gjithashtu, Françesku i parë shmangi ritualin papnor të urimit në 64 gjuhë të botës, siç pritej.
"Jezusi nuk u kthye në jetën e mëparshme si njeri, por hyri në jetën e lavdishme të Zotit edhe ne na hapi një të ardhme shprese. Ja cfarë është Pashka: Kalimi, eksodi nga skllavëria e mëkatit, drejt jetës. Sepse lavdia jemi ne, njeriu që jeton. Krishti vdiq dhe u ringjall njeherë e përgjithmonë për të gjithë, por ky kalim nga skllavëria e së keqes tek liria e së mirës duhet të konkretizohet në jetën tonë të çdo dite.
Paqe për Lindjen e Mesme, sidomos mes izraelitëve dhe palestinezëve, që po mundohen dhe nuk po gjejnë rrugën e rënies dakord. Paqe në Irak, që të pushojë në mënyrë definitive çdo dhunë e sidomos për Sirinë e dashur, popullin, për refugjatët që kërkojnë ndihmë dhe ngushëllim. Sa vuajtje kanë kaluar dhe sa do të bëhen akoma derisa të gjendet një zgjidhje.
Papa kërkoi dhe "paqe për Afrikën, skenë e përgjakshme; paqe për Nigerinë, ku nuk pushojnë atentatet e jetëve të pafajshme e ku dhe fëmijë janë mbajtur peng nga grupet territoriste. Paqe në lindje të Republikës së Kongos, paqe në Azia, sidomos në gadishullin korean, që të kalojnë divergjencat dhe atje të pjekin një shpirt ripajtimi. Paqe gjithë botës që sërish ka qënë ndarë nga makutëria e atyre egoistëve që kërkojnë fitime të lehta, egoizëm që vazhdon skllavërinë - trafikimin e njerëzve në shekullin e 21-të. Paqe për këtë tokën tonë! Paqe dhe për viktimat e katastrofave natyrore! Të gjithë ju që më dëgjoni, ju bëj thirrjen e Psalmit: Jepini dashurinë tuaj Zotit, se dashuria e tij është për gjithmonë. Gëzuar Pashkët!" - përfundoi Papa Françesku i Parë.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Papa Françesku I bën Udhën e Kryqit në Kolose