Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dedë Baba Mondi është pritur nga ati i Shenjtë, Papa Francesku në një takim të mbajtur në selinë e shenjtë në Vatikan.
Gazetari Ferdinand Samarxhi i cili ka qenë pjesë e takimit informoi se Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e shtetit sovran Bektashi
Bashkarisht firmosën dokumentin mbi vëllazërinë njerëzore, që njihet ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit, e cila u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.
Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.
Lajmi ne perditesim...