Në administratën shtetërore të Vatikanit, Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua. Motër Raffaella Petrini është emëruar sekretare e përgjithshme e administratës, posti i dytë më i lartë në guvernatoriat.
Motër Raffaella Petrini ka si detyrë mbikëqyrjen e muzeve të Vatikanit dhe shërbime të tjera shtetërore të tij, si zyrën e thesarit dhe pullave. Më parë, 52-vjeçarja nga Roma ishte pjesë e Kongregacionit për Ungjillizimin e Popujve dhe kryente punë misionare.
Papa Françesku në fillim të vitit, bëri teologen Nathalie Becquart gruan e parë në historinë e Kishës Katolike që shërben si nënsekretare në Sinodën e Peshkopëve. Më pas, në gusht, Papa Françesku emëroi motër Alessandra Smerilli si Sekretare e përkohshme e Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, që fokusohet në çështjet e migrimit dhe varfërisë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Me siguri ka marre shembull nga Edi Rama qe ka 12 ministra femra.
PërgjigjuPf a duhet te themi vendos sikur eshte objekt?
Përgjigju