VATIKAN - Pak ditë përpara dorëheqjes zyrtare, Papa Benedikti i XVI i ka bërë thirrje besimtarëve katolikë të mos përdorin emrin e Perëndisë për qëllimet e tyre duke i dhënë më shumë rëndësi suksesit. Në daljen e tij të parafundit, gjatë lutjes së të dielës përpara qindra besimtarëve, Papa ka predikuar tundimet që i vijnë njeriut nga marrëdhënia e tij me perëndinë.

Vatikani ka bërë të ditur se mbledhja e fshehtë e kardinalëve për zgjedhjen e papës së ri mund të nisë më herët data e parashikuar, 15 mars.

"Kushtetuta Apostolike parashikon fillimin e Konklavës nga 15 deri në 20 ditë pas vdekjes apo dorëheqjes së Papës", deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi. Ky afat kohor parashikon kohë për kardinalët deri në 80 ditë.

Dalja e fundit e Papës në selinë e shenjtë në Vatikan pritet të jetë në lutjen e fundit të muajit, atë të së dielës së 24 shkurtit, ndërsa 4 ditë më vonë ai do të largohet përfundimisht nga kryesimi i Kishës Katolike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)