Vatikani dërgon qindra mijëra maska në provincat kineze të Hubei, Zhejiang dhe Fujian

Vatikani dërgon qindra mijëra maska në provincat kineze të Hubei, Zhejiang dhe Fujian

Vatikani dërgon në Kinë qindra mijëra maska për njerëzit në provincat kineze të Hubei, Zhejiang dhe Fujian, si ndihmë në përballimin e shpërthimit të koronavirusit.

Në një deklaratë të lëshuar për CNN, zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se maska u dërguan "për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit".

Pekini zyrtar më herët ka njoftuar se në Kinë ka nevoja urgjente për pajisje mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për të përballuar epideminë e koronavirusit të ri të Wuhan i cili vazhdon të mbajë një ritëm të qëndrueshëm, duke pasur parasysh që 362 vdekjet e deritanishme kanë tejkaluar 349 vdekjet e shkaktuara nga SARS në 2003 në territorin kinez ndërsa të infektuarit janë më shumë prej 17,000.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha se "Ajo që Kina kërkon urgjentisht nga shtetet e tjera janë maska mjekësore, kostume mbrojtëse dhe syze mbrojtëse".

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient 71-vjeçar i infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Taivanit thotë se 48 orë pas trajtimit me një përzierje antiviralësh të përdorur për trajtimin e gripit dhe HIV-it, pacienti rezultoi negativ në teste.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja