‘Vatikani’ në zemër të Tiranës? Report Tv sjell pamjet me dron nga territori ku propozohet të krijohet Shteti i Urdhrit Bektashi (VIDEO)

TIRANË- Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron nga pronat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, aty ku është hedhur ideja për krijimin e Urdhrit të Shtetit Sovran Bektashi, i ngjashëm me shtetin e Vatikanit në kryeqytetin italian Romë. Kryegjyshata Botërore Bektashiane është selia qendrore ndërkombëtare e Urdhrit Bektashi dhe ndodhet në lindje të Tiranës, pranë lagjes së njohur Ali Demi.

Ideja për krijimin e një ‘Vatikani’ për Bektashinjtë në zemër të Tiranës u bë publike pak ditë më parë nga një intervistë e kryeministrit Edi Rama bashkë me Baba Mondin për New York Times. Nëse merr aprovim nga parlamenti, ky minishtet do të ketë sipërfaqe te pakten 11 hektarë (pra vëtëm mbi prona që është toka e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane) kufijtë e vetë, pasaportën e tij dhe shërbimin e vetë sekret.

Nga ana e tij Baba Mondi tha për median amerikane se shteti bektashi mund të ketë nevojë për një shërbim të vogël inteligjence, por nuk do të ketë ushtri, roje kufitare apo gjykata.

Kryeministri Rama pranoi se krijimi i një shteti sovran islamik në Tiranë do të kërkonte kohë. “Ndoshta të gjithë do të thonë: “Ky djalë është i çmendur”, tha ai. Por, ai shtoi: “Këtë e kanë thënë shumë herë më parë, nuk më intereson. Gjëja e rëndësishme, e çmendur apo jo, është të luftosh për mirë.”

Bektashinjtë janë një rrymë brenda myslimanizmit, të quajtur sufi shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por tani me qendër në Shqipëri. Bektashinjtë e zhvendosën selinë e tyre në Tiranë nga Turqia gati një shekull më parë pasi Mustafa Kemal Ataturkut, babait themelues i Republikës Turke, mbylli operacionet e tyre. Rreth 116 mijë  shqiptarë u deklaruan bektashinj sipas censit të fundit.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë