Vatikani u bëri thirrje sot qeverive që të monitorojnë nga afër zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), duke paralajmëruar “hijen e së keqes” në aftësinë e saj për të përhapur informacione të rreme.
“Mediat e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale mund të minojnë gradualisht themelet e shoqërisë”, thuhet në deklaratën e hartuar nga dy ministri të Vatikanit dhe i miratuar nga Papa Françesku.
“Kjo çështje kërkon kujdes, pasi dezinformomi, veçanërisht nëpërmjet mediave të kontrolluara ose të ndikuara nga inteligjenca artificiale, mund të përhapet pa dashje duke nxitur polarizimin politik dhe trazirat sociale”, citon Reutes.
Papa Françesku e ka përqendruar vëmendjen e tij në çështjet etike që lidhen me inteligjencën artificiale vitet e fundit.
Javën e kaluar, Papa dha një mesazh mbi AI në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke paralajmëruar liderët politikë dhe ekonomikë dhe liderët e biznesit se teknologjia ngre shqetësime kritike për të ardhmen e njerëzimit.
Papa foli gjithashtu për teknologjinë në samitin e G7 në Itali në qershor, duke vënë në dukje se njerëzit nuk duhet të lejojnë që algoritmet të vendosin për fatin e tyre.
Ky dokument i ri i Vatikanit, i titulluar “Antica et nova” (i lashtë dhe i ri), shqyrton ndikimin e inteligjencës artificiale në një sërë sektorësh, duke përfshirë tregun e punës, shëndetin dhe arsimin.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pse inteligjenca artificiale kineze ka mahnitur botën
29 Janar, 07:17
-
Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar
28 Janar, 17:17
-
'Ai dukej si një qullash, nuk e morëm seriozisht', kush është 'babai' i DeepSeek
28 Janar, 15:53
-
Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT në pak kohë
27 Janar, 17:14
-
ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme në mbarë botën
23 Janar, 17:04
-
Padi kundër platformës Linkedin, akuzohet se ka përdorur mesazhe private për të trajnuar Inteligjencën Artificiale
23 Janar, 08:02
-
Inteligjencë Artificiale në e-Albania! Njihuni me 'Diellën', asistenten virtuale 'zadrimore' (VIDEO)
19 Janar, 08:13
-
Dërgoi njoftime të gabuara, Apple pezullon opsionin e lajmeve të gjeneruara nga AI
17 Janar, 15:04
-
Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI
17 Janar, 14:39
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05
-
Vatikan, Papa Françesku pret kryegjyshin e Bektashinjve! Baba Mondi i flet për shtetin bektashi, merr bekimin e Atit të shenjtë
16 Janar, 11:04
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29