TIRANE- Dikur miq të afërt, madje me lidhje farefisnore, raporti mes Tunxh Vatnikajt dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha mori të tatëpjetën në vitin 2009, pas shpërthimit të të ashtuquajturit skandali i “Plazhit të Gjeneralit”.

Ndërsa shpjegon se ishte pikërisht Berisha personi që nxiti hetimin ndaj tij për këtë plazh, Vatnikaj thotë se sulmet vazhdojnë edhe sot, nëpërmjet presidentit Bujar Nishani, i cili refuzon t’i kthejë statusin e gjyqtarit edhe pas fitimit të pafajësisë mbi akuzat ndaj tij. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, ish kreu i AKKP sqaron raportet e dikurshme dhe të sotme me Berishën, si dhe përfshirjen e dy presidentëve të djathtë (Nishani e Topi) në konfliktin mes tyre.