Në vitin 2014, ish-kreu i AKKP i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë rikthimin në postin e gjyqtarit, pas marrjes së pafajësisë nga Gjykata. Me anën e një letre të hapur, Vatnikaj ju drejtua Presidentit të Republikës Bujar Nishani, me pyetje pse nuk qe marrë në shqyrtim nga KLD kërkesa e tij për rikthim në punë si gjyqtar.

Sipas Tunxh Vatnikaj në mbledhjen e datës 28.05.2008 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë bazuar në Ligjin Nr.9877 date 18.02.2008 “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” me Vendimin Nr.230 datë 28.05.2008 të K.L.D-së në pikën 2 të këtij vendimi shqyrtoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, në lidhje, me shërbimin pranë strukturave të Ministrisë së Drejtësisë të gjyqtarit Tunxh Vatnikaj si dhe, ruajtjes për këtë Gjyqtar të Statusit të Gjyqtarit, duke marrë parasysh edhe pëlqimin e dhënë nga z.Vatnikaj në përfundim vendosi ta pranojë kërkesën.