Vatra: Shqipëria i dha 400 mijë € 
Graçanicës, e 100 mijë €  Preshevës

Vatra: Shqipëria i dha 400 mijë € <br />Graçanicës, e 100 mijë €  Preshevës
Shoqata “Vatra” ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës se dy këto shtete kanë ndarë 100 mijë euro për Luginën e Preshevës. Kjo shoqatë e ka cilësuar si lëmoshë shumën prej 100 mijë eurosh, ndersa ka rikujtuar se qeveria shqiptare një qyteti me pakicë serbe në Kosovë i ka ndarë katër herë më shumë fonde.

“Të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fond të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë ofruar dy qeveritë shqiptare, që me shumë i ngjan nje lëmoshe se sa një fondi zhvillimor”, thuhet në reagimin e “Vatra-s”.

“Ju të nderuar pushtetarë të Shqipërisë ndatë rreth 400.000 € për një park të Graçanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000€”, thuhet në reagimin e Vatrës.

Lëvizja “Vatra” ndien indinjatë të thellë per shumën simbolike që është ndarë, apo që janë zotuar të japin qeveritë e dy shteteve, gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore. Pyesim dy kryeministrat e dy shteteve amë, çfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara?

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane