Policia sqaron se dy vëllezërit Palushaj në fshatin Paçram rreth orës 01.40 kanë hedhur në oborrin e banesës së P.P 58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR.
Dy vëllezërit kanë pasur një konflikt me 58 vjeçarin dhe në shenjë hakmarrje i kanë hedhur eksplozivin, që fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.
d.b/shqiptarja.com