Vazhdohet mandati i EULEX

Vazhdohet mandati i EULEX
Dokumenti me tekst të harmonizuar për mandatin e EULEX-it prite që sot të adresohet nga presidentja Atifete Jahjaga te baronesha Kethrin Eshton.

Dokumenti pritet të jetë nesër në tryezën e Këshillit të Ministrave të BE-së, ndërsa të premten të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. 

Ndërkohë, ajo që ka ndryshuar nga draftet e mëhershme në dokumentin për mandatin e misionit EULEX është mundësia e vazhdimit të mandatit të këtij misioni edhe pas 15 korrikut të 2014-s, por nëse këtë e vlerësojnë bashkërisht Prishtina dhe Brukseli. Vazhdimi i mandatit të EULEX-it në Kosovë ka siguruar edhe përkrahjen e partive opozitare, LDK e AAK. 

Por, ndryshe është shprehur `Vetëvendosje`. Zyrtarë të këtij subjekti kanë deklaruar se vazhdimi i mandatit të EULEX-it flet për mospërmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi