Vazhdohet paraburgimi ndaj policëve të dyshuar për shpërthim

Vazhdohet paraburgimi ndaj policëve të dyshuar për shpërthim
PRISHTINE - Një trup gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë vazhdoi për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj tre policëve të njësisë speciale Bejtullah Mehmetit, Bekim Sumës dhe Luan Qerkinit, njofton EULEX. 

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut vendosi për vazhdimin e paraburgimit të dyshuarve me kërkesë të prokurorit dhe pasi shqyrtoi përgjigjen e avokatit mbrojtës ndaj kësaj kërkese. Trupi gjykues vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen; se ekziston rreziku i arratisjes për shkak të natyrës së rëndë të veprave, si dhe për shkak të rrezikut që të dyshuarit mund t’i pengojnë procedurat penale.

Mehmeti, Suma dhe Qerkini janë duke u hetuar për përfshirjen e tyre të pretenduar në shpërthimin e datës 24 shtator 2007 në Bulevardin Bill Clinton, si hakmarrje ndaj të dyshuarit Enver Sekiraqa pas vrasjes së policit të njësisë speciale Triumf Riza. 
Policët e dyshuar akuzohen për veprat penale: vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe krim i organizuar.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje