BRUKSEL- Nën udhëheqjen e zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, nga sot dhe nesër në Bruksel do të vazhdojnë takimet e grupeve punuese në kuadër të dialogut për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Europian.
emat që priten të diskutohen gjatë këtij raundi janë: liria e lëvizjes, doganat, si dhe çështja e zyrave ndërlidhëse. Në delegacionin e Kosovës, janë edhe grupet punues për çështjen e zgjedhjeve; për Doganat dhe Zyrat ndërlidhëse. Ndërkohë, dje është diskutuar për zgjedhjet lokale, bisedime këto të cilat kanë përfunduar.
Pas takimeve të sotme, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se në takimet për çështjet e zgjedhjeve lokale në Bruksel u vlerësua në mënyrë pozitive procesi i përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntori si dhe u riafirmua qëndrimi se zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen sipas parimeve demokratike, të jenë të lira dhe të drejta, në pajtim me Ligjet e Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare ashtu sikurse që përcakton Marrëveshja e Brukselit e datës 19 prill 2013.
Tahiri ka thënë se në takim ka theksuar rëndësinë që fushata zgjedhore të zhvillohet në një frymë demokratike dhe kritikoi dukuritë e shfaqjeve provokative dhe nacionaliste nga zyrtarë të Serbisë në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Ajo në veçanti ka potencuar rëndësinë e respektimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe kontributin që duhet të ipet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore duke respektuar dhe zbatuar në plotëni marrëveshjen e Brukselit, thuhet në një komunikatë të zyrës së saj për komunikim me publikun.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com