Apeli i bashkëshortes së një prej pasagjerëve të tragetit italian të përfshirë nga flakët “Norman Atlantic”, bën thirrje që bashkëshortin e saj duhet ta kërkojnë në Shqipëri, pasi ai ndodhet në vendin tonë.
Maria, bashkëshortja e Carmine Balzanos shprehet se ka komunikuar me burrin e saj kur ai ishte në varkën e shpëtimit, dhe se prej asaj kohe nuk ka dëgjuar më për të. Por Bolzano i ka thënë se e telefonon nga barka e shpëtimit teksa shkonte drejt Shqipërisë, dhe se ndihej në gjendje konfuze ndaj lutet që autoritetet të mos ndalin kërkimet.
Pasagjerët e shpëtuar nga trageti i marrë flakë këtë të dielë në detin Adriatik dëshmojnë se kishte mungesë informacioni dhe një prej tyre. Timo Berndt, shprehet se askush nuk i ka ndihmuar në momentin që ndodhi incidenti dhe trageti u përfshi nga flakët.
“Ishim qindra njerëz që rrinim në pritje, pa asnjë informacion dhe asnjë ndihmë nga ana e stafit. Rrinim jashtë në shi, kishte stuhi por nuk mund të futeshim brenda pasi dilte vetëm tym dhe pas gati një ore, ndonëse nuk jam shumë i qartë në lidhje me kohën, flaka përfshiu dhe pjesën e pasme të barkës”, tregon Timo Berndt.
Çifti gjerman u ndagjatë konfuzionit të operacionit të shpëtimit dhe u bashkua në mbrëmjen e 30 dhjetorit në portin e Brindisit. Bashkëshortja e Berndt, Irina Dohm, tregon se sa e frikësuar ishte se bashkëshorti i saj mund të ishte një nga viktimat, dhe rrëfen lumturinë që përjetoi kur mori lajmin e mirë se ai ishte në listën e të mbijetuarve.
“Isha e frikësuar, nuk e dija ku ishte ai. I telefonova ambasadës gjermane dhe ata më thanë se ndodhej në anijen San Giorgio megjithëse nuk ishin të sigurt, dhe vetëm kur e vërtetuan u ndjeva vërtet me fat”, thotë Irina Dohm.
Tragjedia e anijes “Norman Atlantic” shënoi të paktën 11 të vdekur nga pasagjerët në bord si dhe 2 marinarë shqiptarë të cilët humbën jetën gjatë operacionit të tërheqjes të anijes drejt brigjeve shqiptare.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO