Vazhdojnë kritikat, Dell i
kundërpërgjigjet Surroit

Vazhdojnë kritikat, Dell i <br />kundërpërgjigjet Surroit
Ambasadori amerikan në largim, Christopher Dell është kundërpërgjigjur në lidhje me letrat e publicistit Veton Surroi. Zoti Surroi kishte reaguar me një seri shkrimesh ndaj një interviste të ambasadorit Dell dhënë gazetës Kosova Sot, në të cilën ai përmend disa hollësi nga një darkë private mes ambasadorit, kryeministrit Hashim Thaçi dhe publicistit Surroi.

Fillimisht në intervistë, ambasadori jep rrëfimin e tij sipas të cilit, në takim publicisti Surroi kishte kërkuar postin e presidentit. Sipas ambasadorit Dell, zoti Surroi madje është lutur për postin e presidentit gjatë darkës në shtëpinë e ambasadorit diku në vjeshtën e vitit 2010. Ambasadori Dell e ilustron këtë pohim me, siç ka thënë ai, edhe ndryshimin e qasjes së kompanisë Koha ndaj qeverisë së Kosovës, në periudhën kur pretendohet të jenë diskutuar këto çështje dhe më pastaj, qasje që sipas tij, është përcaktuar nga synimet e zotit Surroi për t’u bërë president.

Por, zoti Surroi në shkrimet e tij në Kohën Ditore, ofron një tjetër shpjegim për rrjedhën e ngjarjeve. Zoti Surroi thotë se ishte Ambasadori ai që ka këmbëngulur se do të ishte në të mirë të vendit dhe përfaqësimit të tij në botë, që ai të bëhej president, pas dorëheqjes së ish presidentit Fatmir Sejdiu dhe shton se ai ka qenë dakord me këtë ofertë, por mohon që të jetë lutur për këtë post, apo të jetë "zvarritur" për të, ashtu siç është interpretuar në shqip varianti që ofron ambasadori Dell.

Zoti Surroi në shkrimet e tij, ngre edhe kritikën e përmendur edhe më parë ndaj ambasadorit Dell, atë të përfshirjes së tepruar të ambasadorit në zhvillimet në Kosovë.

Sipas zotit Dell, miqësia ndërmjet tij dhe zotit Surroi mori tatëpjetën për shkak të zhgënjimit të zotit Surroi me ambiciet e tij politike.

Ambasadori Dell pritet të lërë Kosovën në muajin gusht.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat