TIRANË – Vazhdojnë ndryshimet në Ministrinë e Brendshme. Është shkarkuar sot nga posti Arjan Muça - Drejtori për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, ish-drejtori i Skuadrës së Operacioneve Specialeve në arrestimin e Dritan Dajtit, ku u vranë katër efektivë policie. Muça është transferuar specialist në Akademinë e Policisë.
 
Gjithashtu, është shkarkuar Behar Tafa - Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë, i cili ka në varësi dhe Intepolin dhe në vendin e tij rikthehet në polici, Artan Bajraktari, i cili ka drejtuar “Interpol Tiranën” deri në vitin 2005.
artan bajraktari
 (Foto: Artan Bajraktari)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)