TIRANË - Ndërtimet poshtë digës së Liqenit Artificial dhe shkatërrimi i parkut natyror që gjendej aty me pisha të buta, kanë ngritur në protestë banorët e Tiranës dhe shoqërinë civile, por thirrjet e tyre nuk i dëgjonë njeri si në Bashki po ashtu edhe në strukturat qeveritare që mbrojnë mjedisin.
Po të vëzhgosh nga afër, do të vesh re se puna aty vazhdon normalisht duke ndotur dhe ambientin për rreth nga makinat e tonazhit të rëndë.
Ndërkohë, në fundjavë, shumë qytetarë të Tiranës dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan përpara kryesisë së Kuvendit për ndërprerjen e ndërtimeve në digën e liqenit.
Nëse liqeni do të vazhdojë të shkatërrohet kështu ne nuk do të kemi më hapësira të gjelbërta e as ambiente çlodhëse brenda kryeqytetit tonë.
Duket se zërin e qytetarëve dhe shqetësimin e tyre nuk po e dëgjon askush, pasi ndërtimet në digën e liqenit vijojnë me të njëjtin intensitet./ATSH/
/Shqiptarja.com