Vazhdojnë protestat e imigrantëve të bllokuar në kufirin greko-maqedonas

/ATSH-AFP/ - Imigrantë kryesisht iranianë, pakistanezë apo bangladeshas, të bllokuar që prej tre ditësh në krahun grek të kufirit greko-maqedonas, kanë vijuar protestat pasi janë ndaluar të kalojnë në Maqedoni pas kontrollit të lartë të vendosur nga Shkupi dhe Beogradi.
Dje, Serbia dhe Maqedonia kanë vendosur të kufizojnë kalimin e personave të larguar nga zonat e konfliktit, Siria, Iraku dhe Afganistani, gjë që pengon tashmë imigrantët e kombësive të tjera të kalojnë pikën kufitare të Idomenit.
Më shumë se 1 000 imigrantë me kombësi të ndryshme, iraniane, pakistaneze, marokene, algjeriane, bangladeshase apo somaleze, ndodhen sot në këtë pikë kufitare, sipas një gazetari.
Disa pre tyre mbanin banderola ku shkruhej "Hapni kufijtë, "Ne jemi të dëshpëruar për Francën, por ne nuk jemi të rrezikshëm", "Ne jemi refugjatë".
Që prej fillimit të vitit, më shumë se 800 000 imigrantë kanë mbërritur në Evropë nga deti, pjesa më e madhe nëpërmjet Ballkanit

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai