Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Emigrantët në kufi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ishte në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Autoritetet polake kanë krijuar një zonë përjashtimi, duke u pamundësuar gazetarëve dhe aktivistëve humanitarë qasjen në zonën ku po arrijnë mijëra emigrantë nga vende si Iraku dhe Siria.

Miçalovo dhe qytete tjera në afërsi të kufirit, kanë organizuar qendra të ndihmave humanitare për të ndihmuar sado pak emigrantët që arrijnë të kalojnë pengesat kufitare. Autoritetet lokale thonë se masat e ndërmarra në kufi kanë pakësuar dukshëm fluksin e emigrantëve nga Bjellorusia në Poloni.

“Situata po ndryshon çdo ditë. Tani, me praninë e shtuar të ushtarëve dhe rojeve kufitare është më e lehtë. Po bëjmë aq sa mundemi. Ne ofrojmë ndihmë për rojet kufitare, sepse çdo ditë dikush e kalon kufirin”, thotë për Zërin e Amerikës, Konsrad Sikora, nënkryetar i Bashkisë së Miçalovos.

Por aktivistët kritikojnë qeverinë që nuk po lejon ata të ndihmojnë emigrantët në nevojë.

"Na duhet ndihmë humanitare më afër kufirit. Po i bëjmë thirrje të vazhdueshme qeverisë të na lejojnë”, thotë aktivisti Purtas Pur.

Mijëra njerëz janë mbledhur në pyjet në afërsi të kufirit në temperatura shumë të ulëta. Aktivistët polakë thonë se emigrantët që arrijnë të kalojnë kufirin po kthehen në Bjellorusi nga rojet kufitare të Polonisë, siç ndodhi me një familje të madhe kurde.

"Në atë familje ishin pesë fëmijë. Nuk kishin ngrënë për nëntë ditë në pjesën bjelloruse të kufirit. Po atë natë që arritën të futen në Poloni, u rikthyen në Bjellorusi”, thotë aktivistja Joana Aisha Iwinska.

Aktivistë për të drejtat e njeriut mendojnë se akuzat mes Varshavës dhe Minskut duhet të ndalen, në mënyrë që kjo krizë humanitare – ndër më të rëndat së fundmi në Evropë – të përfundojë.

"Duhet të gjejmë një mënyrë për të qetësuar situatën dhe të përqëndrohemi në dhënien fund të vuajtjeve”, thotë Dunjha Mijatoviç, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës.

Kriza politike dhe mbi të gjitha ajo humanitare po vazhdon, duke u pamundësuar grupeve humanitare të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe gazetarëve të tregojnë historitë e tyre./VOA/

1637248981_kufi.JPG

Migrantët në kufi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja