Vazhdon aksioni anti-kanabis,
asgjesohen mbi 750 rrënjë

Operacioni anti-kanabis vijon dhe në zonën e Krujës ku vetëm ditën e djeshme janë asgjesuar mbi 750 rrënjë bimë kanabis sativa në tre fshatra të ndryshëm.

Në fshatin Zezë Nikël të Krujës efektivët e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga shtetasin Enver Haka, 55 vjeç, banor i fshatit, pasi pranë banesës së tij janë gjetur të mbjella në arë 500 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Ndërsa, po në të njëjtin fshat, është shpalluar në kërkim nga Policia shtetasi B. H., 53 vjeç, pasi në banesën e tij janë gjetur të mbjella 2 bimë kanabis.

Gjithashtu, po ditën e djeshme, Policia e Shtetit ka vazhduar operacionin e saj dhe në fshatra të tjera të zonës së Krujës. Në zonën malore të fshatit Bret janë konstatuar nga uniformat blu 7 parcela me 123 rrënjë bimë narkotike (2 parcela me 70 dhe 5 ku po kultivoheshin 53 rrënjë). Ndërsa në fshatin Verjon, në afërsi të lumit Zezë, u gjetën dhe 128 rrënjë të tjera kanabis, të cilat ishin kultivuar në 3 parcela të ndryshme.

Të gjitha bimët e gjetura nga ana e Policisë së Shtetit në këto zona janë asgjesuar me djegje ndërkohë që po punohet dhe për identifikimin e të gjithë autorëve të përfshirë në aktivitetin e kultivimit.




Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO