VLORË - INUK vazhdon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Dhërmiut.

Godina e parë që rrëzuar nga forcat e INUK ka qenë një hotel 3-katësh, që ndodhet në bregdet.

Hotel 'Çarçani' është në pronësi të ish-drejtorit të Inspektoriatit Ndërtimr Urbanistik të Vlorës Petrit Çarçanit, i cili ka qenë në post për vitet 2007-2009.

Prishja e këtyre objekteve do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme, ku kryesisht ato që do të prishen janë lokalet verore dhe hotele të vegjël.Mësohet se deri tani janë identifikuar rreth 12 objekte për t'u prishur.

Deri tani nuk ka patur asnjë incident apo reagime nga pronarët e ndërtesave lidhur me aksionin e INUK.

hotel carcani
Foto të tjera




(v.gj/shqiptarja.com)