Vazhdon kthimi i emigrantëve
Tavo inspekton Kakavijën

Vazhdon kthimi i emigrantëve<br />Tavo inspekton Kakavijën
TIRANE- Pikat kufitare dhe portet detare, ai i Vlorës dhe i Durrësit vazhdon të përballet me fluksin e shqiptarëve që kthehen në atdhe për festa. Brenda 24 orësh kanë hyrë mbi 13 mijë emigrantë me rreth 4000 makina.

KAKAVIJE
Në Kakavijë brenda 24 orësh kanë hyrë në tokën shqiptare 5000 emigrantë me 1500 mjete, ndërsa fluksi pritet të jetë më i madh gjatë ditës së nesërme. Vetë nënkryetari i parlamentit Vangjel Tavo ka qenë i pranishëm paraditen e sotme për të monitoruar situatën në këtë pikë kufitare. Deputeti i LSI-së zhvilloi takime dhe me palën greke dhe atë shqiptare në Kakavijë.
 
"Tashmë shqiptarët i kanë të gjithë mundësitë të qarkullojnë të lirë në të dyja anët e kufirit pa asnjë pengesë në pikat kufitare. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit vihet re një fluks në dalje, gjë që tregon se liberalizimi i vizave i ka dhënë mundësi shqiptarëve të festojnë në çdo cep të Europës festat e fundvitit” ka thënë Tavo duke shtuar se gjatë këtij viti mbi 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë më shumë se një vit më parë. Gjatë vizitës, Tavo shoqërohej nga drejtori rajonal i kufirit dhe migracionit, Thimi Remaçka, si dhe nga një përfaqësues i lartë i Konsullatës së Përgjithshme greke në Gjirokastër.
 
KAPSHTICE
Në Kapshticë brenda 24 orësh kanë hyrë 5000 emigrantë me 2000 mjete. Fluksi ka ardhur në rritje krahasur me orët e para të mëngjesit por nuk ka radhë. Pala shqiptare po punon me 9 sportele, ndërsa pala greke punon me 4 sportele, pas ndërhyrjes së autoriteteve shqiptare.

VLORE E DURRES
Në portin e Vlorës, 680 pasagjerë kanë mbërritur me 2 tragete që bëjnë linjën Vlorë- Brindizi. Në portin e Durrësit, paraditen e sotme, kanë hyrë mbi 2300 udhëtarë, ndërkohë që gjatë ditës priten edhe mjete të tjera lundruese me udhëtarë dhe automjete. Nga e premtja e javës së kaluar, në këtë port kanë mbërritur me tragete më shumë se 39 mijë udhëtarë.
MORINE
Fluks raportohet dhe në pikën doganore të Qafë Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë 460 shtetas me 110 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë në drejtim të Kosovës 370 shtetas me 74 mjete të llojeve të ndryshme.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)