Vazhdon procesi gjyqësor ndaj `Çakallëve`

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj `Çakallëve`
Në kolegjin për krime të luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit sot vazhdon procesi gjyqësor kundër 13 të akuzuarve nga njësiti famëkeq paramilitar serb `Çakallët` për masakrën në Qyshk të Pejës, në vitin 1999.

Sipas aktakuzës, 13 të akuzuarit kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Qyshk, duke vrarë të paktën 44 civilë shqiptarë, më 14 maj të vitit 1999. 

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kanë ndërmarrë sulme të armatosura, akte individuale të dhunës dhe kërcënime me vrasje, shkatërrim të pronës civile, plaçkitje, grabitje të pronës personale, me qëllim të përfitimit pronësor dhe me qëllimin kryesor frikësimin e civilëve shqiptarë, në mënyrë që t`i detyrojnë t`i braktisin vendbanimet e tyre dhe të shpërngulen në Shqipëri.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate