Banorët e “Astirit” kanë bllokuar edhe këtë të premte rrugën e “Unazës së Re”, në shenjë proteste përkundrejt projektit që pritet të marrë jetë. Të shumtë në numër, ata kanë dalë që në orën 17:00 për të kundërshtuar vendimin që i hap rrugë shembjes së banesave të tyre.
Të pranishëm në protestë janë parë edhe eksponentë të Partisë Demokratike, sikurse është Dashamir Shehi. Deputeti demokrat u shpreh se me këtë projekt "Rama kërkon të dhunojë banorët", si dhe e cilësoi këtë të fundit si një rimëshirim të udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Ai iu kundërvu edhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i thënë që të mbajë gojën përkundrejt banorëve. Veliaj u shpreh një ditë më parë në lidhje me projektin e Unazës së Re se "Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë".
Sot ishte dita e 13 e protestës së banorëve. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës. Protestuesit hodhën molotov dhe tymuese, ndërsa tentuan të futen me forcë brenda bashkisë. Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë. Banorët e Unazës së Re po mbështeten që nga dita e parë e protestës nga e tërë Partia Demokratike. Kjo e fundit e ka cilësuar projektin e "Unazës së Madhe" një mashtrim, i cili nuk ka aspak transparencë ligjore.
Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.
Pamja nga protesta e sotme e banorëve të Astirit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6939
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor 2024, 19:36
-
Dalin dokumentet e CIA: Pse ra plani për eleminimin e Nexhmije Hoxhës?!
1 Shtator 2024, 19:26
-
'Nga tornitore, më bënë deputete, dhe nënkryetare e Kuvendit': Historia e pazakontë e Mine Gurit
30 Qershor 2024, 22:36
-
Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”: Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por...
11 Prill 2024, 18:22
-
Dëshmia e rrallë, e ish-shefit të ‘Bllokut’ të udhëheqjes: Si u zunë për flokësh Teuta me Liljanën për një vaskë, Nexhmija rrinte e shikonte
8 Janar 2024, 13:02
-
Nexhmije Hoxhën, si e njoha kur isha gardiane në burgun e Tiranës! Flet këngëtarja Vera Picari: Nuk e hante kurrë ushqimin e qelisë! Më thoshte shpesh herë ik nga këtu
11 Nëntor 2023, 07:13
-
Zbulohet letra e rrallë e Nexhmijes për Enverin, si i raportonte e spiunonte krerët kryesorë të Partisë Komuniste
4 Tetor 2023, 07:23
-
‘Nexhmija, kishte në krahun e djathtë, shokun e saj të rinisë, Ramiz Alinë, për të cilën flitej se për shumë vjet, ishte…’/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
24 Gusht 2023, 07:32
-
INTERVISTA e rrallë e Nexhmije Hoxhës për mediat greke: Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel
11 Korrik 2023, 11:05
-
‘Kam punuar kaq vjet me shokun Enver dhe Nexhmijen, por edhe me gërshërë të ma presin mishin, s’ngre dorë kundër Partisë...’/ Letra e Liri Belishovës në ’82-in
9 Korrik 2023, 07:29
-
Dëshmia tronditëse e Liri Belishovës: Kur po më vdiste vajza 23 vjeçe në spital u thashë të flisni me Nexhmije Hoxhën, të më japi leje t’i rri pranë, ata më…
28 Shkurt 2023, 07:25
-
Nexhmije Hoxha: Ku isha, kur rrëzuan monumentin e Enverit!
20 Shkurt 2023, 20:52
Boll me dashakeqet salo-lulasho-monika,te zbatohen ligjet e shtetit dhe tu jepet ajo qe u takon te gjitheve!
Përgjigju