Kush është Gentian Gjonaj që u përplas me policinë? Militantët e PD marrin peng protestën e ‘Astirit’ (FOTO+Detaje)

Kush është Gentian Gjonaj që u përplas me policinë? Militantët e PD marrin peng protestën e ‘Astirit’ (FOTO+Detaje)

Gentian Gjonaj dhe Lulzim Basha ne kohen e çadrës së PD

Personi që shihni në foto quhet Gentian Gjonaj. Në protestën e djeshme, ai dhe 2-3 protestues të tjerë të PD ishin personat më aktivë në aktet e dhunës së ushtruar ndaj forcave të Policisë Bashkiake, ku mbetën të plagosur 7 efektivë.

Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe godina e Bashkisë së Tiranës u sulmuan dje me tymuese, shishe me benzinë, vezë dhe shashka, por ironia në rastin e Gentian Gjonajt është se ai nuk është fare banor i zonës së Astirit, të cilët kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe.

Për rrjedhojë, ai nuk preket fare nga ky projekt. Gjonaj rezulton se jeton në një lagje tjetër të Tiranës, shumë larg zonës së Astirit.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet me emrin e Gentian Gjonaj lidhen një sërë lajmesh të kronikës së zezë, si arrestime, shoqërime e gjyqe, për vepra të kryera si mitingash i dhunshëm dhe militant i Partisë Demokratike.

Ai rezulton të ketë qenë në proces gjyqësor dhe më pas  dënuar për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës ndaj kantierit të ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Madh të Liqenit në vitin 2016.

Po ashtu, është arrestuar dhe hetuar edhe për ngjarjet e dhunshme në një tjetër protestë të opozitës, ndaj bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.

Madje, ka qenë pjesëmarrës edhe në protestën kundër vendosjes së traut të taksës së Rrugën e Kombit apo edhe në bllokimin e rrugës në afërsi të Dajtit, të gjitha protesta të organizuara nga PD.

Në fakt, Gentian Gjonaj nuk e fsheh faktin që është anëtar dhe militant i Partisë Demokratike.

Kjo pasi në profilin e tij në Facebook, ai kërkon që t’i thërrasin “demokrat”, ndërsa ka postuar foto me të gjithë drejtuesit e lartë të PD-së, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin aktual Lulzim Basha, kreun e të rinjve të PD-së, Belind Këlliçi.(Marre nga TEMA)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 17/12/2018 17:02

    Jaahtqitje si ushqim per Bashen Moniken e ska se si dhe per shpellarin Berish

    Përgjigju
  • Ambra: 17/12/2018 11:12

    Debil, eshte mbushur Tirana me njerez si puna ketij qe i servilosen partive politike!

    Përgjigju
  • Ali Pazari: 17/11/2018 14:17

    Nuk del ndonje i "semure mendor" tjeter qe tja q.. ropt ketij skizofreni...

    Përgjigju
  • shoku: 17/11/2018 08:18

    Eshte i semur mendor, vetem nje skizofren si ky pa pune shkon sa here e therret partia, eshte mbush Tirana plot me tipa si ky.

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/11/2018 06:51

    Duket qe eshte kopja e sali kriminelit;kur I ecen I lumte-

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 16/11/2018 23:07

    Bajga shpellaresh

    Përgjigju
  • Tini: 16/11/2018 19:41

    Kur nuk vepron shteti cubat tregojne militantizem dhe trimeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve