Vazhdon djegia e pyjeve në Bjeshkët e Deçanit. Ndërsa në bjeshëken e Bellesë është e pamundur lëvizja e ekipeve të zjarrfikësve për shkak të zjarrve të mëdha për shuarjen e zjarrit në këtë bjeshkë po kërkohet vazhdimisht ndihma e KFOR-it.
Vlerësohet se mbi 150 hektarë pyje të Bjeshkëve të Deçanit përfshirë edhe pyjet rreth Manastirit, janë përfshirë nga zjarri.
Ekipeve të zjarrëfikëseve në ndihmë u kanë ardhur edhe disa punëtorë të ndërmarrjes `Gjeravica` si dhe pjesëtarë të FSK-së për reagim të shpejtë.
Ndërkohë, sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 3 mijë e 380 zjarre.
Sipas kësaj ministrie zjarret sivjet kan shënuar rritje në krahasim me vitet e kaluar ndërsa apelojnë tek bujqit të mos i djegin hamulloret.
As policia, po as FSK nuk ka asnjë helikopter apo aeroplan që do të mund të ndihmonte në shuarjen e zjarreve në Kosovë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com