VD/3 orë në shtyllë, qytetari për
Report Tv: Më kërcënohet prona

VD/3 orë në shtyllë, qytetari për<br />Report Tv: Më kërcënohet prona<br /><br>
Pas 3 orësh mbi shtyllën e tensionit të lartë, ku kërcënoi se do të hidhej, shtetasi Skënder Doda ka zbritur, duke i dhënë fund ankthit të familjarëve të tij. Doda  tentoi t'i japë fund jetës në Lundër, me pretendimin se punimet në rrugë po i dëmtojnë tokën. Është pikërisht rruga e re që po bëhet në këtë zonë dhe që është pranë banesës së këtij shtetasi. 

Ndërkohë, Skënder Doda foli për Report Tv nga shtylla, ku po kërcënon të hidhet, duke thënë se punimet në rrugë i dëmtonin pronën. "Jemi pro rrugëve, por mua po më kërcënohet prona. Ka dy muaj që nuk është zgjidhur dhe po detyrohem. Unë jam dakord që të bëhet rruga, siç duhet, në bazë të një projekti. Nga punimet dëmtohet vetëm rruga ime", tha Skënder Doda. 

VIDEO/Skender Doda flet live nga shtylla per Report TV

Ndërsa vëllai i tij sqaroi se nuk preket pjesa e banesës, por vetëm toka. “Nuk preket pjesa e banesës por toka. Rruga nuk bëhet te toka e shtetit po tek e vëllait. Nuk dua që vëllai të rrezikojë jetën, por ai do një garanci që mos ja prishin banesën”, tha Avni Doda për Report Tv. 

Njoftimi i policisë:Me datë 18.01.2018, rreth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër, se një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtoje veten. Menjeher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja ku ka rezultuar se:

Në Lunder, pranë një qendre tregtare shtetasi S.D., ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcenën se do të vetedëmtohet , pasi sipas tij ka rreshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpine. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri