Presidenti Donald Trump gjithmonë  tërheq vëmendjen dhe madje edhe kur askush nuk flet ai gjithmonë gjen diçka  për të rënë në sy.

Kohët e fundit ai gjithmonë është ‘kapur me gazetarët’ për atë që ai e quan ‘fake news’ lajme të rreme. Madje shumë shkrime të reporterëve ai i cilëson gjueti shtrigash.
 
E në këtë pikë ai është i gatshëm të replikojë me ta për cdo gjë edhe për detajin më të vogël.
 
Edhe këtë herë ‘bëma’ e kreut të Shtëpisë së Bardhë’ është shumë argëtuese.
 
Ngjarja e rradhës u shënua në Zyrën Ovale në takimin e Trump me presidentin e Koresë së Jugut.

Trump ‘kapet’ me gazetarët të cilët  në përpjekje për të qënë gati padashje rrëzojnë një tavolinë.

Trump është gati për t’i kritikuar: ‘Kujdes djema. Gjithmonë e më shumë po silleni keq’
 
 Me një deklaratë të tillë kuptohet fare qartë se manjati është gati për të replikuar cdo gjë me gazetarët.