VD/'Sanremo 2018',Ermal Meta
rrezikon skualifikimin,ja arsyeja

VD/'Sanremo 2018',Ermal Meta<br />rrezikon skualifikimin,ja arsyeja<br>
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e parë e Festivalit të këngës italiane, Sanremo, ku kanë marrë pjesë emra të mëdhenj të muzikës italiane dhe jo vetëm. Mes këngëtarëve që kanë marrë pjesë ishte edhe këngëtari shqiptar, Ermal Meta. Ndërkohë që ishte parashikuar një natë e madhe për Metën, mund të jetë krejt e kundërta, pasi në mediat italiane tashmë qarkullojë akuzat për plagjiaturë për këngëtarin.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro sollën mbrëmjen e djeshme në garën e edicionit të 68-të të Festivalit të Sanremos kënëgën “Nuk më keni bërë asgjë”, e cila sipas mediave italiane është shumë e ngjashme me këngën “Qetësi” të Amber Calvani and Gabriel De Pascali, e cila ishte pjesë e festivalit gjatë vitit 2016.

Të dyja këngët janë shkruar Andrea Febo, gjë e cila përjashton akuzat për plagjiaturë mbi Metën dhe Moro, por kjo nuk lë mënjanë mundësi që dy këngëtarët mund të përjashtohen nga festivali pasi kënga e tyre është shumë e ngjashme me atë të 2016 si në tekstin e saj ashtu edhe në melodi.

Tashmë fjalën e fundit për dy këngëtarët pritet ta thotë gjiganti mediatik, Rai.

d.c./shqpitarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët