Velipoja u ka dhënë lamtumirën e fundit tre viktima nga aksidenti që ndodhi para dy netësh në zonën e plazhit. Babai me dy fëmijët, një vajzë dhe djali 9-muajsh janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa në homazhe kanë marrë pjesë qindra qytetarë, mes tyre edhe deputeti i PD, Luka.  ​Babai i Edmondit shoqërohej nga stafi mjekësor gjatë ceremonisë mortore, ndërsa monsinjor Massafra i përlotur u shpreh se ‘Vetëm feja dhe besimi na ndihmon në këtë rast. Mister i pakuptueshëm vdekja”.

[gallery]25606[/gallery]
Nga përplasja e dy makinave mbrëmjen e së dielës humbi jetë në vend babai Edmond Preka, ndërsa dy fëmijët, djali 9 muajsh dhe  vajza 5-vjeçe ndërruan jetë në spital. Të plagosur në spital janë gruaja e viktimës, Evisa dhe vajza e dytë, e cila ndodhet në gjendje kome. 

Mjekët shprehen se vajza ka pak shanse. Ndërsa të plagosur, por jashtë rrezikut janë edhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinën tjetër që u përplas me familjen Preka, Sokol Mujaj 49-vjeç dhe Ndrek Gjergji 50-vjeç. Nga ekspertiza rezultoi se makina ku po udhëtonte familja Preka ishte futur në parakalim të gabuar duke shkaktuar aksidentin që u mori jetën.

Viktimat
Edmond Preka-babai
Rajan Preka 9 muajsh-djali
Ajsel Preka 5-vjeçe-vajza

Të plagosur
Evisa Preka 36 vjeçe- gruaja
Noem Preka 10 vjeçe-vajza

Të plagosurit që ishin te makina tjetër
Sokol Mujaj 49-vjeç
Ndrek Gjergji 50-vjeç

[gallery]25598[/gallery]

 

d.b./shqiptarja.com