VD/Ana e errët e qumështit,jeta e
vetmuar e viçave të mbyllur në kuti

VD/Ana e errët e qumështit,jeta e<br />vetmuar e viçave të mbyllur në kuti
Ne të gjithë jemi konsumator të qumështit dhe një pjese e mirë e jona nuk mendojmë shumë sesi ky produkt vjen tek ne cilat fazat kalon deri në momentin që e konsumojmë.

Në këto foto të publikuara nga e përditshmja 'Daily Mail' ju sjellim anët e errët të këtij produkti dhe jetën e vetmuar dhe aspak të përshtatshme ku jetojnë viçat në Britaninë e Madhe, e të mendosh që është një vend i zhvilluar, kush e di se ç’ndodh në vendet e tjera më pak të zhvilluara.

Sikurse shihet viçat janë të mbyllur në kuti të vogla të bardha, shumë pranë njëra- tjetrës, madje duket sikur janë të ngjitura. 

Ata janë shumë të vegjël janë larguar nga nëna vetëm një ditë pas lindjes.

Nëse janë femra ato mbahen për të marrë qumështin në të kundërt dërgohen në thertore.

Video që ju paraqesim është xhiruar në Britani në një nga prodhueset më të mëdha të qumështit i cili shpërndan cdo ditë rreth 110 mijë litra qumësht.

Sipas ligjit britanik viçat e vegjël mund të mbahen të këto kuti vetëm për pak kohë kur kanë arritur 8 muaj jetë dhe më pas duhen transferuar në stalla.

Por fotot tregojnë një tjetër realitet, kafshët janë më të mëdhenj sikurse parashikon ligji.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit