Një aksident tragjik është shmangur në qiellin kanadez. Një avion Porter Airlines i nisur nga Otava me një bord 54 pasagjerë po udhëtonte në liqenin e Ontarios në tre mijë metra lartësi kur vetëm 55 km nga terminal i Torontos u shfaq në udhëtim një mjet fluturues, ndoshta një dron.
Pilotët panë se ky objekt ishte shumë pranë, por fatmirësisht arritën ta evitonin.
Dy anëtarë të ekuipazhit u plagosën lehtë sepse nuk ishin në vendin e tyre. Ndërsa pasagjerët u përfshinë nga paniku.
“Ishte një moment i tmerrshëm por zgjati shumë pak”, u shpreh njëri nga pasagjerët.
Autoritetet thanë se ishte e pamundur që një objekt i tillë të ndahej në një lartësi kaq të madhe. Ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.
/Shqiptarja.com