Në Britaninë e Madhe një grabitës makinash ka dështuar në tentativën e vjedhjes së një makine në një parking. 

Teksa po tentonte të hapte derën, ai është spikatur nga pronari i makinës i cili e ka sulmuar menjëherë duke e goditur në këmbë grabitësin që po tentonte të largohej.

Shoferi më pas e godet më grushta dhe e mban të shtrirë në tokë grabitësin derisa mbërrin një roje sigurie që i vjen në ndihmë për ta neutralizuar.