Identifikohen dhe kapen autorët e grabitjes së argjendarisë, ngjarje e ndodhur me datë 03.02.2018 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Më datë 07.02.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar hetimore, u bë e mundur identitfikimi dhe ndalimi i shtetasit:

Françesko Vukaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.

Gjithashtu si bashkëpuntor i tij u arrestua shtetasi:

Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër
autoret
(Në të majtë Francesko Vukaj dhe në të djathtë Iraldo Filipi)

Ndalimi i shtetasit Francesko Vukaj, u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes me datë 03.02.2018, ku me mjetin tip Volksëagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin.

Ndërsa shtetasi Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti tip Benz me targa AA 294 GU, i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari.

Në videon e mëposhtme, shihet momenti kur autorët pas disa manovrash e kanë goditur argjendarinë me makinë.

Ata njiheshin si tmerri i qytetit të Shkpodrës, pasi kishin kryer edhe disa grabitje të tjera në pika Exchange dhe kazinosh.

Autorët e grabitjes u zbuluan falë një pune të përbashkët mes Prokurorisë dhe policisë së Shkodrës.
shkoder
shkoder

s.k/Shqiptarja.com