Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo përveç suksesit në fushën e lojës nuk mbetet pas edhe në botën e reklamave.
 
Këtë herë ai së bashku me nënën e tij Maria Dona Dolores kanë marrë pjesë një parodi të çuditshme të filmit të ngjashme me filmin e famshëm Home Alone.
 
Ronaldo luan rolin e Kevin McAllister, ndërsa është lënë i vetëm në shtëpi nga nëna e cila e kupton këtë kur ndodhet në avion. Reklama është paksa e çuditshme pasi paralelizmi i Ronaldos me Kevin është i pakuptimtë, gjithsesi marrëdhënia nënë e bir është e kuptueshme.