ELBASAN - Një tjetër aksident rrugor me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan. Tre persona janë përplasur nga një automjet te rrethrrotullimi në dalje të qytetit dhe për rrjedhojë ka humbur jetën një grua.
Aksidenti ndodhi pranë Metalurgjikut, ndërsa gruaja që humbi jetën është Vjollca Stoçeni, 48 vjeçe, banuese në Bradashesh. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
[gallery]25499[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.02.2018 tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga shtetasi Y.H., 35 vjeç banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë.
/Shqiptarja.com

Njëri nga këmbësorët ka gjetur vdekjen dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Më herët në Elbasan u përplasën dy automjete, por fatmirësisht pa të lënduar. Report Tv ka siguruar foto nga aksidenti, ku duket se përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke shkatërruar ‘Fuoristradën’.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO