VD/Fier, rehabilitimi i Gjanicës IKMT shemb me tritol 2 banesa
FIER - Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shpërthyer me 24 kilogram tritol dy ndërtesa në qytetin e Fierit. Report Tv transmetoi Live me dron momentet e shpërthimit të dy objekteve. VIDEO FOTO
FIER- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shpërthyer me 24 kilogram tritol dy ndërtesa në qytetin e Fierit.
Report Tv transmetoi Live me dron momentet e shpërthimit të dy objekteve. Bashkia e Fierit ka planifikuar rehabilitimin e lumit Gjanica dhe ndërtimin e pedonales së qytetit. Nga zbatimi i këtij projekti, deri tani janë shembur me lëndë eksplozive 22 banesa.
Drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici u shpreh se shpërthimi i kontrolluar u realizua me sukses. Sipas saj, tashmë i hapet rrugë punimeve për fazën e dytë të rehabilizimin e Gjanicës dhe ndërtimin e pedonales.
Prishja e dy objekteve me shpërthim të kontrolluar, është në kuadrin e aksionit që ka ndërmarrë IKMT në qytetin e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. Aksioni ka nisur që prej ditës së hënë dhe deri tani janë prishur 15 objekte dy dhe më shumë katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Nuk është regjistruar asnjë incident
Për këtë shpërthim të kontrolluar, sikurse u bë me dije nga IKMT, u hapën 800 furnella (vrima) në trupat e ndërtesave, shpërthimi ndodhi sipas orarit të parashikuar në 13:00.
Shpërthimi u realizua me sukses pa shkaktuar asnjë problem, gjithçka u realizua me profesionalizëm. Shembja e dy ndërtesave njëri katër katësh dhe tjetri pesë katësh, u bë në të njëjtën kohë. Tashmë shembja e tyre tashmë i hap dritën jeshile nisjes së punimeve për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe ndërtimin e pedonales së qytetit.