Futbollisti shqiptar Jurgen Gjasula, po kalon pushimet e tij në Las Vegas dhe në videot që poston në rrjetin social Instagram, duket se po kalon pushime të shfrenuara.

Mesfushori i cili luan në Bundesligën e dytë në Gjermani për skuadrën e Grojther Fyrthit, ka qënë edhe pjesë e kombëtares shqiptare por nuk ka arritur ta bindë teknikun De Biazi, që ta grumbullojë bashkë me lojtarët e tjerë.

Në video duket se Gjasula është duke u relaksuar në Las Vegas mes femrave dhe miqve të tij.