Ambasadori amerikan Donald Lu, pasi ka ardhur me mandatin e ambasadorit në Shqiëri, ka shprehur vazhdimisht dashamirësinë dhe fjalët pozitive për vendin tonë dhe kulturën në tërësi.
/Shqiptarja.com
Me anë të një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, stafi i ambasadës është vënë në garë për të njohur gatimet tradicionale shqiptare me kushtin që të mbyllin sytë dhe të jepet verdikti se kush ishte ushqimi në fjalë.
Ushqimi për të cilën u zhvillua kjo garë ishte “Tava e Dheut”, ndërsa dhe ambasadori Donald Lu, i është nënshtruar garës duke e provuar symbyllurazi ushqimin tradicional shqiptar. Kjo strategji e ambasadës amerikane do të thotë shumë për vendin dhe gatimet tona.
(Gara e stafit të ambasadës amerikane për të gjetur se çfarë ushqimi ishte ky që provuan)
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com







