Një operacion antidrogë nga SDOE, Drejtoria kundër Narkotikëve në Greqi, ka çuar sekuestrimin e një sasie prej rreth 408 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe arrestimin e 2 personave, një shtetas shqiptar i moshës 38-vjeç dhe një grek 30-vjeç.
/Shqiptarja.com
Droga është gjetur në një magazinë në periferi të Athinës, më konkretisht në lagjen “Nea Perama”, ku depozitoheshin thasë me oriz me destinacion Holandën. Trafikantët fusnin drogën mes thasëve dhe e dërgonin më pas në vendet e Europës Veriore, ku lënda narkotike ka një çmim shumë të lartë. Tregu i madh i drogës ishin Britania e Madhe, Gjermania dhe Holanda.
Nëse do të shpërndahej në treg, vlera e drogës do arrinte deri në 4 milionë euro. Dyshohet se trafikantët kanë ushtruar këtë formë transportimi të drogës prej rreth një viti.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO







